Gjykata Administrative, kalon
pr/ligji, PS: Bëmë më të mirën

Gjykata Administrative, kalon<br />pr/ligji, PS: Bëmë më të mirën
TIRANE- PD dhe PS i japin fund ngërçit dy vjeçar për ngritjen e Gjykatës Administrative. Komisioni i Ligjeve miratoi sot në tërësi ligjin për Gjykatën Administrative. Pr/ligji u miratua me konsensus duke marrë parasysh të gjitha amendimet e Partisë Socialiste.

“Ligji që miratuam sot në tërësi sjell përmirësime të dukshme dhe të ndjeshme në raport me draftin paraprak dhe për këtë besoj se nuk është e nevojshmne të përmendja jo vetëm numrin e konsiderueshëm të neneve që janë shtuar por edhe ndryshimet konkrete që i kjanë bërë çdo neni. Pjesa tjetër e kritikës do i takojë komunitetit të gjyqtarëve që do të punojnë në terren me këtë draft por besoj dhe shpresoj që kemi bërë më të mirën e mundshme në funksion të dhënies së drejtësisë adimistrative”- deklaroi deputeti socialist, njekohesisht relator i pr/ligjit Armand Subashi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Deputeti socialist shtoi  se pr/ligji tashmë është gati dhe pritet që javën e ardhshme të kalojë në parlament për miratim. Në shkallë të parë do të jenë 6 gjykata rrethi administrative, një në Apel dhe një në Gjykatën e Lartë. “Kemi kënaqur dhe kërkesat e grupeve të interesit të shoqatave të gjyqtarëve dhe avokatëve.”- tha . Relatori i projektligjit.

GJYQTARET TE SPECIALIZUAR, KRITER BAZE TESTIMI
Kolegji administrativ i Gjyjatës së Lartë do të jetë i posaçëm dhe gjyqtarët duhet të jenë të specializuar në këtë fushë dhe gjatë gjithë mandatit duhet të kenë gjykuar vetëm cështje administrative.

Subashi vlerësoi si të rëndësishme përfshirjen në pr/ligj të kriterit bazë atë të testimit. Të gjithë kandidatët që duhet të shkojnë atje duhet ti nënshtrohen testimit seleksionues për të treguar sa të aftë janë dhe mbi bazën e vendimmarrjes së KLD-së dhe presidentit kanë rrugën e hapur për tu emëruar në Kolegjin Administrativ i Gjyjatës së Lartë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës