Gjykata belge pezullon marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve me Iranin

Gjykata belge pezullon marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve me Iranin

Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese e Belgjikës ka pezulluar një ditë më parë marrëveshjen për ekstradimin e iranianit Asadollah Asadi, i cili u burgos pasi u akuzua për terrorizëm.

"Belgjika e di ose duhet ta dijë se Irani nuk do ta zbatojë në mënyrë efektive dënimin," tha gjykata në një deklaratë.

Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të anulojë marrëveshjen “brenda tre muajsh”. Pezullimi i marrëveshjes për ekstradim vjen pas një Gjykatën belge në fillim të këtij viti. Asadollah Asadi u dënua vitin e kaluar nga Gjykata belge me 20 vite burg, pasi ai akuzohet se ka planifikuar një sulm me bombë në një tubim të opozitës në Paris në vitin 2018. Mijëra njerëz morën pjesë në tubimin e qershorit, duke përfshirë avokatin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani.

Asadollah Asadi dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të vrarë udhëheqësin e opozitës në vitin 2018 në Francë, sipas vendimit të gjykatës së Antwerp. Assadi me tre bashkëpunëtorë të tij belgo-iranianë shpërthyen një bombë gjatë protestës së grupit opozitar pranë Parisit, por sulmi u parandalua nga një operacion i koordinuar i policisë belge, gjermane dhe franceze.

Asadi u arrestua në Gjermani në vitin 2018 ndërsa ishte me pushime dhe u ekstradua në Belgjikë. Ai u dënua me 20 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, një çift belgo-iranian u arrestuan pranë Antwerpen me 500 gram eksploziv dhe një detonator. Ata u dënuan me 15 dhe 17 vjet burg dhe iu hoq shtetësia belge.

Assadi ka pretenduar gjatë gjyqit të tyre se ata ishin shantazhuar nga Irani për të marrë pjesë në sulmin terrorist. Irani i mohoi akuzat, duke akuzuar ata për përgatitjen e një komploti të rremë për të dëmtuar reputacionin e Teheranit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht