ANGLI- Vetëm sepse Fatjon Kapri, akuzuar për vrasje, nuk ka lidhje as politike dhe as me krimin e organizuar, Gjykata e Apelit në Skoci vendosi ta ekstradojë për gjykim në Shqipëri. Në këtë mënyrë merr fund beteja ligjore 4-vjeçare e Kaprit me gjykatat britanike, teksa vjet kishte fituar të drejtën për të mos u ekstraduar në Shqipëri, pikërisht për frikën e gjyqtarëve për sistemin e korruptuar të drejtësisë sonë.
Në seancën-provë për sistemin ligjor në Shqipëri, Lord Carloway, nga Gjykata e Apelit tha se “Në qoftë se korrupsioni në Shqipëri ekziston në një masë të konsiderueshme në sistemin e drejtësisë penale, ai është në lidhje me ndjekjen penale të figurave me ndikim politik, apo të krimit të organizuar si dhe miqtë apo familjet e tyre.” Lajmi është konfirmuar edhe nga KLD-ja në Shqipëri. Vitin e kaluar, Kapri fitoi pas tre vjetësh betejën me gjykatat më të forta ndërkombëtare. Gjykata Penale e Apelit në Eidinburg të Skocisë, vendosi lirimin me kusht të Kaprit. Ajo vendosi që shqiptari të mos mund të dalë jashtë territorit të vendit, me asnjë mjet identifikimi dhe të mos mund të aplikojë për pasaportë.
Me herët, më 10 korrik, për të njëjtin arsyetim, ku sipas Kaprit dhe avokatit të tij, Xhon Skot, gjykatat shqiptare janë të korruptuara dhe nuk japin gjykime të drejta, Gjykata Supreme në Skoci vendosi kundër ekstradimit të tij në Shqipëri. Fatjon Kapri u arrestua në Klasgou në vitin 2010, pasi ishte shpallur në kërkim, se 9 vjet më parë, në një park në Londër, kishte vrarë patriotin e tij, Ylli Pepa, pas një grindjeje me grushta. Kapri u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg, ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në Londër, dëshmuan në gjykatën shqiptare edhe oficerë britanikë të Scot Land Yard.
Në të dy rastet, si në seancën për ekstradimin, ashtu dhe në atë të lirimit, gjykatat argumentuan, se Gjyqësori mund të mos ketë marrë një vendim të drejtë, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithëse vrasja ndodhi në Londër, sipas legjislacionit shqiptar, Prokuroria Shqiptare automatikisht nis procedimin penal.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com