TIRANË, 17 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Tiranës për Krimet e Rënda ka dënuar me 35 vite burg Ndriçim Ballën, i cili në tetnativë për të ekzektuar Elton Fushën, vrau shtetasen Majlinda Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur në shtatorin e shkuar në zonën e ish-Bllokut.
Hetimet e Prokurorisë arritën në përfundimin se Balla mbërmjen e 9 shtatorit të vitit 2013 u drejtua për tek zona e ish-Bllokut dhe ka dashur të vrasë 38-vjeçarin Elton Fusha pas një sherri që ai ka pasur me vëllain e të ndaluarit për një borxh 25 mijë lekë. Balla me profesion nënoficer, ka shtënë në drejtim të Llotos ku Fusha ishte pronar, por për fat të keq ka vrarë Majlinda Hoxhën, ndërsa Fusha ka mbetur i plagosur rëndë.
Motivi i ngjarjes dhe autori i krimit janë zbuluar pas hetimeve të thelluara të bëra në Policinë e Tiranës në prani të prokurorëve. Dëshmitarët e ngjarjes dhe paraqitja për njohje e të dyshuarit kanë zbuluar autorin e dyshuar të vrasjes së shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha më 9 shtator. /a.ke/