Gjykata dënon grupin e strukturuar kriminal të trafikut të 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në Itali

Gjykata dënon grupin e strukturuar kriminal të trafikut të 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në Itali

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar anëtarët e grupit që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin janar të 2017-ës, nga porti i Durrësit, e cila u bllokua në Ankona të Italisë. Destinacion ishte Gjermania, aty ku do ta priste, Euron Hoti,

Aurel Lazaj u dënua me 2 vite burg nga 16 që kërkoi prokuroria, për shkak se ai është dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë, që me dëshmitë e tij i ka ndihmuar hetimet në zbërthimin e mënyrës se si funksiononte grupi i strukturuar kriminal. Euron Hoti, i cili akuzohet se qëndronte në krye të grupit të trafikut, u dënua me 15 vite burg, Malton Lleshi 13 vite burg. Ndërkohë, efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Gëzim Dervishi( ish specialist në trajtimin e qenve) dhe Agron Kapllanaj (ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit), u dënuan me nga 2 vite burg secili, për shpërdorim detyre.

Doganieri Mikail Hilaj u dënua me 2 vite burg, ndërsa kolegu i tij doganier, Altin Katundi (ish-agjenti doganor) u shpall i pafajshëm.

Grupi u dënuan pasi akuzohen për trafikun e drogës drejt Italisë

Një nga të arrestuarit në operacionin e policisë, Demo Progonati, ndërroi jetë në spital pasi ishte i infektuar me virusin HIV-AIDS.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën