Gjykata e Apelit lë në burg Albin
Kurtin, s'pranon kërkesën e avokatëve
Gjykata e Apelit përmes një komunikate ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Gjykata e Apelit përmes një komunikate ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në komunikatë thuhet:Të enjten, me 03.12.2015, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Albin Kurti.
Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokates mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPR.KR.nr.413/15, të datës 28.11.2015.
I pandehuri po dyshohet nga ana e prokurorisë, për tri vepra penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, neni 375 i Kodit Penal të Kosovës; Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 i këtij kodi, si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas nenit 365, të të njëjtit kod.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore se nuk ekziston dyshimi i bazuar, nuk qëndrojnë, ngase provat të cilat i ka prezantuar prokurori, në këtë çështje juridiko-penale, si ekzaminimi i vendit të ngjarjes, fotografitë dhe video-incizimet e marra nga regjia e objektit, ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, e argumentojnë dyshimin e bazuar, respektivisht, japin njohuri që do të bindte një vëzhgues objektiv, se një vepër penale ka ndodhur, dhe se personi në fjalë ka më shumë gjasë që ta ketë kryer atë, se sa mos ta ketë kryer.
Gjykata e Apelit vlerëson, se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit vetëm konform nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe se për këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye te qarta dhe konkrete. Fakti se i pandehuri brenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ai prapë do të vepronte njësoj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.6%
-
Shëndet
71.2%
-
Mirëqënia
19.2%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve
1 Janar, 11:38
-
Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
1 Janar, 11:36
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë
1 Janar, 11:14
-
Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci
1 Janar, 11:02
-
SHBA/ Incident i ‘madh’ kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit
1 Janar, 10:47
-
Ukraina ndalon transportin e gazit rus drejt Evropës
1 Janar, 10:34
-
Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik
1 Janar, 10:14
-
Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret
1 Janar, 09:58
-
Viti i Ri 2025/ Dubai magjeps me spektaklin e fishekzjarreve në Burj Khalifa! U përdorën mbi 15 mijë mjete piroteknike! Mos e humbisni videon
1 Janar, 09:55
-
2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës
1 Janar, 09:35