TIRANE- Sajmir Kurti, një biznesmen që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Durrësit, (ne foto) është "falur" nga ana e Gjykatës së Apelit, duke ja ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në atë të "Detyrimit për paraqitje".
Ai ishte shpallur në kërkim që në muajin korrik, por shumë shpejt, është liruar nga kjo masë nga ana e gjykatës, duke bërë që këtë javë ai të paraqitet në prokurori, ku ka kërkuar të marrë kontakte me hetuesit e ëështjes në ngarkim të tij. Kurti akuzohet për kontrabandën e 700 koli me cigare që kapin shifrën prej 1.4 milion euro, ndërkohë që ka dashur të shmangë detyrimin doganar prej rreth 400 milion lekë të vjetra.
Sipas hetimit të prokurorisë cigaret ishin futur në një kontinier që vinte nga Kina, dhe se mbi do ishin hedhur dyer dhe dritare druri. Kontinieri ishte porositur nga vetë biznesmeni Sajmir Kurti, ku garancia e kompanisë ishte bërë nëpërmjet një nipti, të një kompanie tjetër. Verifikimet e prokurorisë së Durrësit, kanë nxjerrë në dritë se Kurti, disponon edhe disa kompani të tjera të rregjistruara në QKR, por në fakt ato janë pa aktivitet, thuajse fantazma. Nën petkun e këtyre kompanive Sajmir Kurti arrinte që të kryente dërgesa në vende të ndryshme, ndërkohë që e fundit ka qënë rasti i sjelljes në portin e Durrësit një kontinier të mbushur plot me cigare, të cilin ai kërkonte ta kalonte pa paguar detyrimet doganore. Sipas prokurorisë së Durrësit pas kapjes së kontinjerit është bërë shpallja në kërkim të shtetasit Sajmir Kurti, pasi dhe gjykata e rrethit kishte vendosur masën e "Arrestit në burg" në mungesë.Kjo masë është apeluar nga ana e avokatëve mbrojtës të Kurtit, ku gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lirojë nga masa e sigurimit "Arrest në burg" duke caktuar masën e "Detyrimit për paraqitje".
Për një vendim të tillë nuk është njoftuar as prokuroria, por hetuesit e dosjes janë mësuar me lajmin vetëm kur i dyshuari për akuzën e kontrabandës është paraqitur në zyrat e tyre, duke i kërkuar ndihmë se në cilën nga zyrat duhet të paraqitej, pasi sipas tij gjykata e Apelit kishte vendosur një masë të tillë ndaj tij. Pas këtij konstatimi, prokurorët kanë vendosur t'i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kanë kanë kërkuar caktimin e masës "Arrest me burg".
(hh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com