Gjykata e Ekuadorit urdhëron arretimin e ish-presidentit Correa, kërkohet ndihmë edhe nga Interpoli

Gjykata e Ekuadorit urdhëron arretimin e ish-presidentit Correa, kërkohet ndihmë edhe nga Interpoli

Ish-presidenti i Ekuadorit, Correa

Gjykata Kombëtare e Drejtësisë së Ekuadorit ka urdhëruar ndalimin e ish-presidentit të vendit, Rafael Correa duke kërkuar edhe ndihmën e Interpolit për ta kapur.

Prokuroria akuzon Correan, i cili shërbeu si president i Ekuadorit nga viti 2007 deri në vitin 2017, si të implikuar në rrëmbimin e Fernando Balda-s, një ish-ligjvënës opozitar, në 2012 në Kolumbi. Akuza, të cilat Correa i kundërshton me forcë.

Ndërsa vetë Balda u akuzua për orkestrimin e një përpjekjeje grushti shteti në vitin 2010.

Correa, i cili jeton në Belgjikë me familjen e tij, ka reaguar në Twitter:

Sa sukses do të ketë kjo farsë në nivel ndërkombëtar? Mos u shqetësoni, gjithçka është çështje kohe. Ne do të fitojmë! Ata do të përpiqen të na poshtërojnë dhe të na bëjnë të vuajmë, por një monstruozitet i tillë nuk do të përparojë në një shtet të së drejtës si Belgjika.

Shkruan në Twitter, Rafael Correa

Correa u zëvendësua në pushtet nga ish-aleati i tij Lenin Moreno në prill të vitit të kaluar, pas një zgjedhjeje të fituar nga kundërshtari me një rezultat të ngushtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!