Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi.
Këto pasuri i përkasin Nikolin Gjolenës, i cilësuar nga SPAK edhe si financuesi i organizatës së narkotrafikut, që po ngrinte laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.
Gjolena mori 11 vite burgim nga procesi në GJKKO në 25 Qershor 2024. Në total për 11 anëtarët e organizatës u dhanë 89 vite burgim nga Gjykata e Posaçme. Me 10 vite u dënua edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku.
Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve të realizuara dhe zbardhura për operacionin e vitit 2022, Nikolin Gjolena konsiderohej edhe si financues i blerjes së lëndës narkotike. Madje komunikonte edhe me një oficer policie, duke i dërguar kontaktin.
Komunikimet realizoheshin me kode dhe sipas SPAK, Gjolena komunikonte me efektivin dhe ky më tej me ish-kryekomunarin e Frakullës, Viktor Çervanaku. Në dosje janë të përfshirë edhe shtetas kolumbianë, që do bënin kimistin për të ekstraktuar kokainën nga plehu kimik ku ishte kamufluar.
Droga ishte vendosur prej muajsh në portin e Tivarit, derisa organizata në fjalë mori përsipër 24 tonë pleh kimik, të përzierë me 430 kilogramë kokainë. Operacioni u drejtua nga DEA amerikane, që e kishte ndjekur anijen që nga nisja në Amerikën e Jugut dhe deri në mbërritjen në Malin e Zi, me dorëzim të kontrolluar.
Gjatë operacionit në Shqipëri, pas zbulimit të bazës në Frakull të Fierit ku po ngrihej laboratori u prangosën Zenel Cervanaku, i cilësuar si porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim u shpall kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
Pasuritë e sekuestruara:
1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
2. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
3. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
21. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Janar, 17:13
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
48.6%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 10575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
6 Janar, 17:19
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Berisha në SPAK, shkel procesverbalin! Ja çfarë shkruajti në të (DOKUMENTI)
6 Janar, 14:10
-
Berisha në SPAK me militantë, Martin Leka: Presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë! Alarm për shoqërinë shqiptare! Shumë deputetë të PD nuk janë dakord me të
6 Janar, 13:36
-
Serat me kanabis në Berat/ SPAK çon për gjykim 17 të pandehur, zbardh skemën dhe rolin e secilit! Për 93 gratë punëtore shpall moskompetencën
6 Janar, 13:21
-
Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj
6 Janar, 12:54
-
Berisha i pandehur për korrupsion e vrau në Gërdec, shfaqet 'krenar’në dyert e SPAK
6 Janar, 12:36
-
13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja: E vranë bishat e pushtetit, SPAK të nxjerrë të vërtetën
6 Janar, 11:05
-
Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie
6 Janar, 10:15
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33