Gjykata e Floridës 'varros' Shkëlzen Berishën, i rrëzon alibinë për Gërdecin dhe trafikun e armëve

Gjykata e Floridës 'varros' Shkëlzen Berishën, i rrëzon alibinë për Gërdecin dhe trafikun e armëve

Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtroj përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit në Gërdec. Gykata citon dhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka, e cila i tha autorit të librit se ajo e konsideronte Paditësin Shkëlzen Berisha, një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj. Ajo i tha Lawson se babai i saj, kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete. “

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për tu shfajqësuar para një gjykate amerikane se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit. Një gjykatë në Florida, hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

Vendimi është marrë në Florida në Dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 Mars, një ditë më parë. Nuk dihet pse Gjykata e Floridës vendosi ta bëj publik atë për herë të parë më 14 Mars, një ditë, para përkujtimit të 11 të shpërthimit të Gërdecit.

Në argumentet e saj gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore si Neë York Times dokumentari i Al Jazeres, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij, duke je referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës e cila e konsideron Shkëlzenin, njëtë dyshuar të mundshëm vrasjes së babait të saj.

Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria në të cilën ishte i përfshirë Shkëlzen Berisha , duke treguar historinë e dy djemëve amerikan, Efraim Diveroli dhe shokut të tij, të cilët, e përshkruajnë si një aferë korruptive ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare dhe djali i kryeministrit të Shqipërisë.

Pikësëpari, gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës bazuar në statusin publik të tij. Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike. Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare. Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish kryeministrit të vendit. Por ajo vijon duke thënë se figurat publike në mënyrë vullnetare e ekspozojnë veten ndaj deklaratave të pavërteta që mund të bëhen ndaj tyre. Ndërkohë, paditësi akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe lotarisë kombëtare të Shqipërisë.

Argumenti i dytë i dhënë nga gjykata e Floridës lidhet me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit. Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 17/03/2019 02:15

    o xeniiii o buzzz vici serb te erdhi koha bukurosh me ato buzzz do bohesh derr femre ne burg emmmm je me fat jan edhe te uritur

    Përgjigju
  • Bepi: 16/03/2019 21:46

    Zoti asht i madh vanon por nuk harron now let’s see already started

    Përgjigju
  • Koli: 16/03/2019 19:03

    Iku dinastia Berisha ky eshte fillimi i fundit mesa duket

    Përgjigju
  • Fahrri Miu i Minjve Spiunë: 16/03/2019 18:22

    Nuk u besoj medjave por të shohim ç’do ndodhë..

    Përgjigju
    • Ta hip: 16/03/2019 19:42

      Si fillim non grata... tani me shpresen qe do i veshin pizhamet me viza...

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen