Gjykata e Hagës ndalon 
librin mbi krimet në Srebrenicë

Gjykata e Hagës ndalon <br />librin mbi krimet në Srebrenicë
Gjykata në Hagë ka ndaluar shpërndarjen dhe shitjen e librit “De doofpotgeneraal” të autorit Edwin Giltaj si dhe të gjitha aktivitetet promovuese në lidhje me këtë vepër.
 
Libri flet për batalionin holandez në Srebrenicë, anëtarët e të cilit, autori i akuzon për zhdukjen e disa dëshmive lidhur me krimet që kishin ndodhur në bazën Potocar në korrik të vitit 1995.
 
Autori akuzon gjithashtu ish-anëtarët e Shërbimit holandez Ushtarak të Inteligjencës, si përgjegjës për skandalin e Ministrisë së Mbrojtjes në Hagë.
 
Libri ka mbi një vit që është në shitje në vende të tjera europiane. Ndërkohë që mediat holandeze kanë kërkuar që ky libër të ndalohet edhe në vendet e tjera europiane ku promovohet liria e shtypit, pasi është kundër të drejtave dhe lirisë së shprehjes.
 
Në këtë libër janë të përfshira edhe shënimet e ish ministrit holandez Jan Pronk të cilat rrëfejnë për ditët dramatike të Ministrisë së Mbrojtjes Holandeze pas krimeve në Srebrenicë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin