SHKODËR-Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi theu urdhrin e gjykatës që e kishte lënë në arrest shtëpie dhe tentoi të vjedhë një banesë, por u kap në flagrancë. I arrestuari është Tom Verri banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Ai u kap në flagrancë pasi po tentonte të vidhte banesën e I. D. 50-vjeç në lagjen “Daniel Matlia”.
36-vjeçari ishte lënë nga gjykata e Apelit të Shkodrës në masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Por masa e sigurimit nuk e ka penguar Verrin që të tentojë të vjedhë.
Bajgat mbyllen në burg jo në shtepi!
Përgjigju