Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar

Yoon Suk Yeol

Avokatët e presidentit të ndaluar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dështuan në përpjekjet e tyre ligjore për të siguruar lirimin e tij të enjten, një ditë pasi ai u ndalua në rezidencën e tij për t'u marrë në pyetje mbi akuzat për rebelim që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ai muajin e kaluar.

Zoti Yoon u dërgua në një qendër paraburgimi pranë kryeqytetit Seul, pasi u mor në pyetje të mërkurën për më shumë se 10 orë nga agjencia kundër korrupsionit për zyrtarët e lartë. Gjatë marrjes në pyetje ai ushtroi të drejtën e tij për të heshtur. Zoti Yoon refuzoi gjithashtu të enjten pyetjet e mëtejshme nga zyrtarët e anti-korrupsionit ndërsa ekipi i avokatëve të tij aludoi se hetimi ishte i paligjshëm.

Avokatët i kishin kërkuar Gjykatës Themelore të Qarkut të Seulit që të shqyrtonte lirimin e tij, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e urdhrit për ndalimin e zotit Yoon të lëshuar nga Gjykata e Qarkut Perëndimor të Seulit. Por Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve mbrëmjen e së enjtes.

Para ndalimit, zoti Yoon shmangu disa kërkesa për t'u paraqitur në agjencinë kundër korrupsionit për t'u marrë në pyetje. Ndërkohë, organet e zbatimit të ligjit, ku përfshiheshin qindra policë, e ndaluan zotin Yoon në rezidencën e tij në Seul. Pritet që gjatë ditëve të ardhshme organet hetuese ta vënë atë në arrest.

Agjencia kundër korrupsionit, e cila po udhëheq hetimet e përbashkëta me policinë dhe ushtrinë nëse deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon përbën rebelim, ka 48 orë afat që t’i kërkojë gjykatës arrestimin zyrtar të tij ose ta lërë atë të lirë./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion