Protestuesit kundër presidentit të akuzur nga parlamenti Yoon Suk Yeol marshuan në numër të madh të shtunën dhe u ndeshën me rezistencën e fortë të policisë në rrugën që të çon në rezidencën presidenciale në Seul.
Policia rrethoi dhe bllokoi protestuesit që valëvitnin flamurin gjatë marshimit të tyre drejt rezidencës zyrtare të Yoon, një ditë pasi rojet presidenciale të Koresë së Jugut dhe trupat ushtarake penguan autoritetet të arrestonin presidentin e fajësuar në një përplasje tensionuar gjashtë orëshe brenda kompleksit të Yoon në zemër të Seulit.
Yoon është nën hetim penal për kryengritje në lidhje shpalljen e tij të ligjit ushtarak të 3 dhjetorit që tronditi Korenë e Jugut dhe çoi në urdhrin e parë të arrestit për një president në detyrë.
Pas dështimit të arrestimit të tij Zyra e hetimit të Korrupsionit than ë një deklaratë se "U gjykua se ishte praktikisht e pamundur ekzekutimi i urdhrit të arrestit për shkak të përplasjes së vazhdueshme".
Zyra e prokurorit anuloi përpjekjet për të arrestuar Yoon rreth orës 13:30 të premten për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e personelit të saj, dhe tha se "ndiente keqardhje të thellë" për papajtueshmërinë e Yoon.