TIRANË - Kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj.Shpresa Beçaj, përfundon mandtin e saj kushtetues në datën 23 mars. Në një takim me trupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, znj.Breçaj tha se ky institucion është përballur me problematika të cilat kanë penguar dhe vazhdojnë të pengojnë përmirësimin e eficencës së kësaj gjykate në kuadër të administrimit të drejtësisë. Për shkak të kompetencave të gjera që ajo ka, Gjykata e Lartë vazhdon të jete e mbingarkuar me gjykimin e çështjeve nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, të cilat kanë sjellë si rezultat vonesa të ndjeshme në gjykimin e çështjeve, duke e shmaguar atë nga qëllimi i saj kryesor që është gjykimi i çështjeve vetëm për shkaqe ligjore, duke zbehur në të njëjtën kohë kompetenca kushtetuese për unifikimin e praktikës gjyqësore. Kjo tregohet edhe në analizën e detajuar që i është bërë rregjistrimit të çështjeve për vitin 2012 krahasuar me vitet e mëparëshme. Krahasuar me vitin 2011, rezulton se pranë Gjykatës së Lartë gjatë vitit 2012 janë regjistruar rreth 581 çështje më shumë, me një efekt në rritjen e pervitshme të numrit të çështjeve gjyqësore të pashqyrtuara, i cili arrin në 9961 çështje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)