TIRANE- Një ditë pasi opozita nuk mori pjesë në debatin për ligjin për gjykatën e lartë, kryeministri Berisha fton të majtët të mos vonojnë ligjet që kërkohen për procesin e integrimit.
“Dua të theksoj se qeveria ka në përmbushje e sipër një seri obligimesh, të cilat duhet që me shpejtësi t’i votojë e t’i zbatojë. Ndërkohë, janë sërish ligje që kërkojnë 3/5 dhe kjo varet nga vullneti i opozitës. Por ne shpresojmë se, siç dëshmoi vullnet për reformën zgjedhore, siç dëshmoi vullnet për kufizimin e imunitetit, opozita të dëshmojë vullnet dhe për ligjin e Gjykatës së Lartë, Ligjit të Shërbimit Civil, por edhe ligje të tjera që, pavarësisht se kërkojnë shumicë të thjeshtë, do të ishte shumë mirë që ato të kishin konsensusin e të gjitha palëve, miratimin e të gjitha palëve”.- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e komitetit ndërministror të integrimit.
Në këtë mbledhje ndryshe nga cdo herë tjetër Berisha bër dhe një pasqyrim të vizitës së presidentit Bujar Nishani në Bruksel të cilën e vlerësoi si “Mjaft të suksesshme”
SI ASNJËHERË TJETËR INFORMON KESHILLIN NDERMINISTROR DHE PËR VIZITËN E NISHANIT NË BRUKSEL
“Në të gjitha këto takime, Presidenti i Republikës ka diskutuar gjerësisht mbi reformat e realizuara në Shqipëri, progresin e tyre dhe perspektivën evropiane të vendit. Në këto takime, janë parashtruar të gjitha arritjet në zbatimin e Plantit të Veprimit, sikundër edhe probleme të tjera në këtë progres.”
GARANTON OPOZITEN PER ZGJEDHJET
Komiteti Ndërministror i Integrimit, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha shqyrtoi në mbledhje ecurinë e realizimit dhe zbatimit të Planit të Veprimit për integrim. Sipas Kryeministrit këto 6 muaj, që nga miratimi i Planit të Veprimit në datën 21 mars të vitit 2012, është bërë një punë intensive dhe janë realizuar reforma të thella e të mëdha, ndër të cilat, më kryesorja është reforma e imuniteteve, si dhe reforma zgjedhore dhe dha garancitë opozitës se do të zhvillojë zgjedhje të ndershme. “Unë e ndjej detyrë të qeverisë që gjithnjë t’i japë garancitë më maksimale opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve, pasi nëse ka një fushë në të cilën ajo ka interesa jetike, këto janë zgjedhjet.”- tha kryeministri Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com