Vendimi i Gjykatës së Lartë për 'vulën', PD publikon dokumentin: Lulzim Basha kryetari i partisë

Vendimi i Gjykatës së Lartë për 'vulën', PD publikon dokumentin: Lulzim Basha kryetari i partisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

TIRANË- Një ditë pasi Gjykata e Lartë detyroi Apelin që të japë një vendim se kujt i takon vula e PD, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa publikoi një dokument duke thënë se Lulzim Basha vijon të jetë zyrtarisht kryetari legjitim.

Ky dokument mban datën 28 dhjetor dhe në të thuhet se regjistrin e partive politike, “kryetari i Partisë Demokratike është Lulzim Basha”.

Në reagimin e tij, Sefa shkruan se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cenon legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të partisë, ndërsa thekson se vijon procesi i riorganizimit të brendshëm, përgatitja e programit politik.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke bërë të mundur vendosjen e drejtësisë së vonuar për çështjen gjyqësore të PD-së. Ky ishte një hap shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti demokratët që në një kohë të shkurtër do të shohin të përfundojë një teatër i stisur nga aleanca e kullave që kërkojnë ta mbajnë PD-në peng të interesave të tyre.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cenon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në reagimin e Sefës.

Në fund, Sefa i bën thirrje Gjykatës së Lartë që të zbardhë vendimin e djeshëm në mënyrë që Apeli të marrë sa më shpejt vendimin përfundimtar nëse partia i takon Lulzim Bashës apo Sali Berishës.

“Partia Demokratike i kërkon Gjykatës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe ti japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe ti japë zgjidhje përfundimtare”, shprehet Sefa.

Me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë, Apeli detyrohet që të shprehet nëse vendimi i Agron Zhukrit (që i dha vulën Berishës) është i drejtë apo i gabuar, nëse Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021 është i pavlefshëm apo jo. Nëse vendimi i gjyqtarit të Tiranës Zhukri do të mbetej në fuqi, atëherë vula do të shkojë tek Berisha, në do të rrëzohet në Apel Partia Demokratike i mbetet Lulzim Bashës. Po ashtu, Gjykata e Lartë legjitimoi si palë në proces edhe Enkelejd Alibeajn.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja