Pas tre viteve Gjykata e lartë rrëzon Rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 Janarit. Tashmë ky proces konsiderohet i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetet dërgimi i çështjes në Strasburg.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga Kolegji Penal kryesuar nga relatori i çështjes Edmond Islamaj. Me këtë rekurs prokuroria kërkonte rikthimin në burg të ish komandantit të gardës së republikës Ndrea Prendi dhe dy gardistëve Agim Llupo e Margarit Kume.
Këta janë pesë gjyqtarët të cilët vendosën të mos pranojnë rekursin e dosjes "21 janari"
Edmond Islamaj – relator
Artan Zeneli - anëtar
Aleksandër Muskaj - anëtar
Guxim Zenelaj – anëtar
Shkëlzen Selimi – anëtar
Por kjo kërkesë e Prokurorisë dhe pse u deshën tre vite për të studiuar çështjen është mbyllur me mos pranim rekursi dhe tashmë në fuqi janë dënimet e dhëna nga Apeli për tre ish gardistës.
Prokuroria e bazoi rekursin e saj me prova e fakte për “vrasjen me dashje e kryer ne mënyrë te rrezikshme për jetën e shume personave, me pasoje vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë, vdekjen e shtetasve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi dhe dhe plagosjen e disa shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha e Sokrat Gode”, por këto nuk janë marrë parasysh nga gjykata e lartë duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
Rrugëtimi i dosjes “21 janari”
Më 30 Prill 2012 prokuroria do t’i drejtohej gjykatës së Tiranës me tre të pandehur mes tyre Ndrea Prendi, Agim Llupa e Margarit Kume.
23 vite dënim akuza kërkoi asokohe për Prendin, 25 vite për Llupon dhe heqje dorë nga akuza për Margarit Kume për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Pas 41 seancave trupa gjyqësore kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha vendosi më 7 shkurt 2013 deklarimin e pafajshëm të tre ish gardistëve duke hequr ndaj tyre dhe masat e sigurisë arrest me burg, arrest shtëpie e detyrim paraqitje.
Por ky vendim u apelua dhe më 18 shtator gjykata e apelit prishi pafajësinë duke dënuar me 1 vit burg Ndrea Prendin dhe 3 vite Agim Llupon.
Më këto dënime s’u pajtua prokuroria e cila më 10 tetor depozitoi rekurs në gjykatën e larë. Ky rekurs më 28 tetor 2013 kaloi për studim çështje me relator Edmond Islamaj dhe pas afro 3 viteve vendimi u zbardh dhe është mos pranim rekursi.
Me këtë vendim e cila ishte hallka e fundit që prokuroria mund të apelonte pretendimet e saj, Dosja 21 Janari quhet e mbyllur dhe mund të ndiqet në gjykatën e Strasburgut vetëm nga familjarët apo personat e dëmtuar.
Profili i relatorit të "21 Janarit"
Z. Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Në nëntor 1998 është emëruar Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë deri në prill të vitit 2002 kur Z. Islamaj është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në dhjetor 2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit deri në momentin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.
Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit Z. Islamaj ka kontribuar edhe në veprimtari të tjera të rëndësishme si; Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2004-2010, anëtar i Komitetit Teknik të Projektit DANIDA në Shqipëri; pjestar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për shërbimin përmbarimor në Republikën e Shqipërisë”, trajnues për Ligjin “Mbi të Drejtën tregtare” dhe pjesmarrës në grupin e punës për hartimin e Sistemit të Vlerësimit të gjyqtarëve në Strasburg pranë KE. Z. Edmond Islamaj ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës si dhe nga vende të tjera të Evropës dhe Sh.B.A.së.
Redaksia Online
(l.q/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO