Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë së Tiranës për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm.

Vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë. Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se  nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.

Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.

Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë që çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.