Gjykata e Lartë, Sequi: Në fund
PS-PD besoj se do bien dakord
Opozita s'votoi pr/ligjin ne komisione
Ambasadori i BE-së shprehu sot besimin se në momentin e fundit mes PD-së e PS-së mund të gjendet një zgjidhje për miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, siç u arrit konsensusi për reformën zgjedhore dhe atë të Avokatit të Popullit. Sequi takoi sot Ramën: Integrimi të jetë objektiv kombëtar.
TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi shprehu sot besimin se në momentin e fundit mes PD-së e PS-së mund të gjendet një zgjidhje për miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, siç u arrit konsensusi për reformën zgjedhore dhe atë të Avokatit të Popullit.
“Debatin e ndjekim nga afër dhe mendoj se zgjidhja mund të gjendet. ..Edhe unë kam një këndvështrim dhe historik të debatit politik që është bërë gjatë këtij viti. Mund të them që reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit ishin në fund të suksesshme.”- deklaroi ambasadori i BE-së Sequi i pyetur nga gazetarët jashtë selisë rozë. Ambasadori i BE-së ndodhej në selinë rozë për të zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së Edi Rama.
Takimi i cili nisi në orën 09: 30 minuta përfundoi rreth orës 10: 10 minuta dhe më pas në oborrin e selisë së socialistëve ambasadori Sequi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Takimi zhvillohet pak ditë nga vizita që kryesocialisti zhvilloi në Bruksel ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, ku është nënvizuar se integrimi duhet të jetë objektiv kombëtar.
“Vazhdoj të përsëris se integrimi në BE është objektiv kombëtar i të gjithëve. Mund të them se në vizitat e fundit të liderit të opozitës dhe presidentit, Bujar Nishani në Bruksel unë vazhdoj të them që integrimi mbetet objektiv komëbtar”.
Pr/ligji për Gjykatën e Lartë ishte sot për tu diskutuar në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Integrimit.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
Protesta e PD, shoqërohen 7 protestues në polici
26 Nëntor, 20:00