TIRANE-  Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimin nen për nen të pr/ligjin për funksionimin e Gjykatës së Lartë për shkak se deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm.

 “Opozita zgjedh të bëjë ekskursione, edhe pse koha është me shi, sesa të marrë pjesë në shqyrtimin e pr/ligjeve të rëndësishme për integrimin”- deklaroi Ilir Rusmaili. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi se ligji është kusht për integrimin. “Eshtë e domosdoshme të miratohet brenda këtyre dy javëve. PS duhet ta votojë”. - tha Halimi

Më pas komisioni nisi diskutimin e pr/ligjit për Avokatinë.  Mazhoranca kaloi pr/ligjin pa votat e opozitës. Sipas këtij pr/ligji, nëse një avokat zvarrit çështjen ndaj klientit, duhet të paraqesë një letër për tu zëvendësuar, në të kundërt, të gjobitet deri në pezullimin e licensës.
(sg/shqiptarja.com)