TIRANE-  Në Gjykatën e Lartë në Tiranë, pritet të vendoset për transferimin e dosjes për kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Kërksesa erdhi nga prokuroria e Vlorës, për gjykimin në një rreth tjetër veç Vlorës, ku Gjika vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë. 

Çështja penale mban nr.1426/13 dhe se zyrtarisht si kërkesë u rregjistrua në sekretarinë e gjykatës në datën 20 nëntor të këtij viti.

Objekti i dosjes penale është transferim i çështjes penale nr. 1532 të datës 21 shtator 2013 në ngarkim të të pandehurve Shpëtim Gjika, Eleni Dardhaj, Gezim Feta, Gentjan Sherifaj, Blerdi Liçaj, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, të akuzuar respektivisht për kryerjen e veprave të “Falcifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim më shumë se një here.

Prokuroria e Vlorës, kërkon transferimin e gjykimit në Tiranë, kjo për shkak se vetëm në këtë rreth mund të zhvillohet një proces i drejtë dhe ligjor, pa pasur ndikimin e presioneve të vazhdueshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)