Gjykata e liroi se ishte sëmurë, prokuroria apelon vendimin: Dashamir Xhika të rikthehet në burg

Gjykata e liroi se ishte sëmurë, prokuroria apelon vendimin: Dashamir Xhika të rikthehet në burg

Dashamir Xhika

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin, që liroi nga burgu ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika. Para katër ditësh Gjykata e Shkallës së Parë vendosi me një vendim në fshehtësi të lironte Xhikën. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë, nga burg në arrest shtëpie është marrë në datë 23 korrik.

Report Tv mësoi se në vendim theksohet se ‘Xhika nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka rrezik për tu larguar jashtë vendit dhe hetimet kanë përfunduar dhe nuk mund të ndërhyjë në hetime”. Por prokuroria nuk është pajtuar me vendimin duke e ankimuar në apel.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika, së bashku me Andi Tomën, ish-Drejtorin e Rrugëve, që u lirua në maj të këtij viti dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan në datë 2 shkurt për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Por Xhika nuk është i akuzuar vetëm për dosjen e Gjinarit, por edhe për aksin Tiranë-Elbasan, i nisur shumë vite më parë dhe ende i papërfunduar. Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011. Por, në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues theksohet se ka një dëm prej 54 milionë dollarë. Për hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan janë marrë në pyetje në prokurori edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Dervishaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 27/07/2018 11:38

    Shikoni o njerëz çfar bëhet hajduti i lsi të familjes kriminele buçja like kan paguar për ta nxjer zarin e tyre se kan frik se ju nxjer krimet e i trëmben burgut bur e grua .

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/07/2018 10:53

    Cili gjykates e liroi???!!!le te nderrojne vendet,sa ka marre trupi gjykus???-dhe populli pret te rregullohet drejtesia!!!???

    Përgjigju
    • cerrikasi: 01/09/2018 23:11

      A nuk e mbante ne krahe te djathte gjithmone kryeministri edhe ishte i kenaqur me punen po tani na doli burre i keqe apo ka frike nga votat se ky zotni i ka 3 deputet me punen e emerin e respektuar edhe ps i ka hyre punes ....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik