Meta zgjedh 6 anëtarë të rinj të Kryesisë së PL-së, rikthen Dashamir Xhikën, ish-kreu i ARRSH-së i arrestuar më parë për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan

Meta zgjedh 6 anëtarë të rinj të Kryesisë së PL-së, rikthen Dashamir Xhikën, ish-kreu i ARRSH-së i arrestuar më parë për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan

Dashamir Xhika

Më propozim të Ilir Metës, partia e Lirisë ka zgjedhur sot me votë unanime 6 anëtarët e rinj të kryesisë politike. Anëtarët e rinj të kryesisë janë Besmir Hoxha (Sekretar për Organizimin); Pegiola Toro (Anëtare e Këshillit Bashkiak, Roskovec); Sokol Ponari (Sekretar Digjital); Dea Nako (Zëdhënëse e Partisë së Lirisë);Jasmina Hasanllari (Sipërmarrëse); Dashamir Xhika (Kryetar i PL, Elbasan).

Ajo që bie në sy është se Meta ka rikthyer ish-kreun e ARRSH-së Dashamir Xhikën, aktualisht kryetar i PL-së në Elbasan.

Një muaj më parë më 14 maj, Dashamir Xhika, u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me një procedurë tenderimi që ka të bëjë me kohën gjatë së cilës ai ka qenë në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën 2013 - 2017.

Dashamir Xhika, është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. Kujtojmë që më 10 shkurt 2023, Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK mbi hetimet për aksin Tiranë-Elbasan.

Kujtojmë se Damian Gjiknuri, në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, Elisabeta Imeraj, atëherë prokurore e çështjes urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. 

Më pas Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit. Dashamir Xhika ka qenë dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën