Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin,i cili u akuzua se përdhunoi dhe la shtatzënë fqinjen e mitur.

Prokuroria,refereruar dëshmisë së të miturës,i kërkoi gjykatës,të caktojë për 55-vjeç arin masen e sigurise arrest me burg,si dhe dërgimin e çeshtjes në gjykatën e Korçës,pasi gjykata e Pogradecit nuk është kompetente,për shkak të mungesës së seksionit të të miturve.Mbrojtësi i të akuzuarit,i konsideroi provat e prokurorisë të pavlefshme,pasi akuza jo vetëm që nuk vërteton dot përdorimin e dhunës,por as faktin,që 55-vjeçari ka kryer marrdhënie me të miturën.

Fakti,që ngjarja është denoncuar pas 8 muajsh,argumentoi mbrojtesi i 55-vjeçarit,përjshton mundësinë,që ndaj vajzës të jetë ushtruar dhunë gjatë kryerjes së aktit.Për më tepër,që gjatë këtyre 8 muajve,e mitura nuk ka shfaqur shenja psikologjike,që shoqerojnë një përdhunim të mundshëm. Pas konkluzionit të palëve,gjykata vendosi të lërë në burg 55 vjeçarin,mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së marrdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Tre ditë me parë 15-vjecarja nga fshati Velçan,denoncoi në polici fqinjin e saj,duke e akuzuar se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzëneë në muajin mars të këtij viti.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com