Burime nga USAID theksojnë se, ky projekt bëhet me iniciativën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Bib Ndreca, mbështetur nga USAID dhe OSBE.
Ky projekt "pilot" u zbatua fillimisht në Krujë dhe në Korçë, ku solli shkurtim të kohës së gjykimit të çështjeve dhe përmirësim të shërbimeve për palët në proces.
USAID vlerëson angazhimin e z. Ndreca për fillimin e këtij projekti në Gjykatën e Pukës.