Falsifikoi dokumente për "rrëmbimin"e dyqanit, gjykata 6 muaj burgim shkrimtarit

 Falsifikoi dokumente për

Qëllimi për tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”, ka sjellë dënimin me 6 muaj burgim të shkrimtarit Agron Çalliku, për akuzën e “Falsifikimit të vulva, stampave dhe formularëve”. Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës e cila gjatë shqyrtimit gjyqësor të dosjes penale kundër shkrimtarit Çalliku,ka konstatuar se ky i fundit është përfshirë në një skemë falsifikimesh dokumentesh, ku qëllimi i vetëm ka qenë tjetërsimi i një banese në rrugën e Dibrës, të cilën ai e kishte marrë me qira.

Për këtë veprimtari kriminale të shkrimtarit, prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka kërkuar dënimin e Çallikut me 1 vit burgim, ndërsa gjykata vendosi dënimin e të pandehurit me 6 muaj burgim. Në datën 1 shkurt 2015 Fatmir Kaiku (qeradhënës) i ka dhënë me qira objektin Demir Picalli (qiramarrës). Kontrata parashikon që Fatmir Kaiku është pronar i katit të dytë të banesës nr.213 e cila  ndodhet në Rrugën e «Dibrës» afër shkollës «Avdulla Keta» Tiranë.

Në kontratë parashikohej që objekti nuk mund të jepej me qira tek persona të tretë pa miratimin me shkrim të pronarit të objekti, pra sipas kontratës nënqiraja nuk lejohej. Afati i kontratës ishte 1 vit nga lidhja e kontratës. Rezulton se qiramarrësi Demir Picalli, ia ka kaluar këtë objekt shkrimtarit Agron Çallikut në kundërshtim kontratën e datës 1 shkurt 2015. Agron Calliku nuk ka qënë korrekt me qëranë e objektit dhe ka pasur debat me pronarët e objektit.

Agron Çalliku ka pasur prentendime pasi sipas tij ka investuar në objektin e marrë me qëra, në një kohë që objekti nuk është në pronësi të tij. Agron Çalliku avancon me tej, dhe në datën 25 shtator 2015 plotëson formularin e legalizimit me të cilin paraqitet si pronar i katit të dyte të objektit «një dyqan me numër 213 i cili ndodhet në kryqëzimin e Rrugëve "Servete Maci" dhe asaj të "Dibres" afër shkollës "Avdulla Keta", në një kohë që është nënqiraxhi dhe nuk është pronar i sendit. Të dhënat e këtij formulari janë të falsifikuara pasi Agron Çalliku ka qënë nënqeraxhi dhe asnjëherë nuk ka qënë pronar i objektit.

Formulari i falsifikuar është paraqitur para Agjensisë së Legalizimit Urbanizimit, dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, pra për të marrë lejen e legalizimit dhe më pas të bëhet pronar në një kohë që pronarët e objektit shmangen në mënyrë të paligjshme.

Vetë Agron Çalliku e pranon se është nënqiraxhi dhe më pas para organeve shtetërore paraqit të dhëna sikur është pronar i objektit. Gjithashtu është provuar se shkrimtari Agron Çalliku ka paraqitur të dhëna të rreme edhe para UKT Tiranë ku ka plotësuar formularin në datën 22 dhjetor 2015 sikur objekti është ndërtuar nga ana e tij në vitin 1995 në një kohë që objekti është marrë me qira prej tij, pas 20 vjetësh.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!