TIRANE- Dorëshkrimi i romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe” do të vendoset në arvikat e shtetit, si masë sekuestro deri në përfundim të procesit gjyqësor. Vendimi është marrë nga gjyqtari Bledar Abdullai i cili pranoi kërkesën e avokates së Ismail Kadaresë, ndërkohë që dhe avokati mbrojtës i së vesë së Enver Hoxhës ka qenë dakord me këtë kërkesë.
“Hoxha do ta zbatojë vendimin e gjykatës dhe dorëshkrimin do ta dorëzojë në Drejtorinë e Arkivit të Shtetit” -deklaroi përfaqësuesi ligjor i zonjës Nexhmije. Në seancën e sotme avokati i Nexhmijes pretendon se disponon disa letra të cilat Kadare i ka shkruar Nexhmijes ku i shpreh falënderimet për ndihmesën që i ka dhënë gjatë hulumtimeve në arkivën e Partisë për qëllim realizimin e romanit dhe ku shkruhet se në shenjë falënderimi i jep këtë dorëshkrim”.
Sipas këtij vendimi,
Nexhmije Hoxha duhet të dorëzojë në arkiv dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe” të cilën e disponon që prej 1972 dhe për të cilën pretendon se e ka dhuratë nga shkrimtari i njohur. Me ruajtjen e veprës në arkiv sigurohet që gjatë procesit gjyqësor të mos cenohet apo të dëmtohet vepra deri në përfundim të procesit gjyqësor. Në seancat në vazhdim, pas shqyrtimit të provave gjykata do të vendosë nëse do ti japë dorëshkrimin Kadaresë, sic e kërkon apo do vazhdojë ta mbajë e veja e Hoxhës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.7%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor 2024, 19:36
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator 2024, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor 2024, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill 2024, 18:22
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar 2024, 13:02
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
-
Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste
4 Tetor 2023, 07:23
-
‘Nexhmija, kishte në krahun e djathtë, shokun e saj të rinisë, Ramiz Alinë, për të cilën flitej se për shumë vjet, ishte…’/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
24 Gusht 2023, 07:32
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29
-
Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital u thashë të flisni me Nexhmije Hoxhën, të më japi leje t’i rri pranë, ata më…
28 Shkurt 2023, 07:25
-
Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
20 Shkurt 2023, 20:52