Gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë vendimin e gjykatës italiane të dhënë kundër shqiptarit Përparim Voda.
Voda rezulton të jetë dënuar me 6 vjet burgim dhe 24 mijë euro gjobë, për kryerjen e veprave penale pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim i prostitucionit, favorizim i emigrimit klandestin, marrëdhenie seksuale me dhunë.
Pak kohë më parë gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë këtë vendim gjyqësor, por që në fund i ka dhënë një dënim prej 4 vjet e 10 muaj e 14 ditë burgim.
Në vendimin e saj, gjykata e Tiranës ka vendosur të heqë gjobën prej 24 mijë euro të dhënë nga gjykata, duke i lënë vetëm masën e dënimin me burgim, por edhe kjo masë është ulur me 1 vit e 7 muaj.
Për t'ju fshehur drejtësisë Përparim Voda, kishte ndryshuar dhe emrin. Në momentin e arrestimit në Gjirokastër, Vodës i është gjetur një dokument grek i falsifikuar.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com