Rihapet çështja e kontrollit të PD! Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Zhukri që njohu 'Rithemelimin' e Berishës! Gjithçka vendoset në Apel

Rihapet çështja e kontrollit të PD. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës,

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD  perfaqesuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Pasi gjykata pranoi ankimin e Alibeajt ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit, ku përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso e konsideroi nul vendimin e Gjykatës. Sipas tij, Alibeaj nuk është palë në çështje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi i cili thotë se Berisha është me dy standarde, kur i pëlqen vendimi i zbaton, por kur nuk i pëlqen sulmon Gjykatën. Më tej Bardhi thotë se koha kur kërcënoheshin gjykatat dhe gjyqtarët i përkasin sëshkuarës.

Përfaqësues ligjorë të Rithemelimit janë shprehur më herët se Enkeleid Alibeajt nuk mund të ankimonte vendimin e Agron Zhukrit duke qenë se nuk ishte palë në proces. Por gjyqtarja Blerina Muça vendosi ta pranojë ankimin e palës ankuese, Alibeaj, duke e kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. 

Blerina Muçën, të njëjtën gjyqtare që sot i dha një hap shprese drejt shkallës së dytë të drejtësisë, Enkeleid Alibeaj e ka dërguar në Apel për 18 dhjetorin. Blerina Muca regjistroi vetëm kuvendin e 17 korrikut 2021 të PD-së dhe refuzoi të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e 18 dhjetorit, duke argumentuar se kishte shkelje procedurale.  Kështu, në Apel PD pret të arrijë, rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe regjistrimin e statutit të 18 dhjetorit.

Në vendimin që i hapi rrugën Sali Berishës për të hyrë në selinë blu me statutin e Komisionit të Rithemelimit si organi drejtues deri në kuvendin e 30 prillit, Zhukri quajti të ligjshëm dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit nga një komision me anëtarë që duhet të propozoheshin nga Lulzim Basha sipas statutit, por që i propozoi Berisha dhe Paloka. Gjyqtari Agron Zhukri, në konflikt interesi regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e Thirrur prej Sali Berishës, në të cilin delegatët vendosën edhe shkarkimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD, por edhe organeve drejtuese të Partisë.

Kujtojmë se ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Gjykata ka thënë se do të pritet vendimi deri sa të marrë formë të prerë për të regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Bardhi: Berisha me dy standarde, kur nuk i pëlqen vendimi e sulmon! Kërcënimet ndaj gjykatës i përkasin së shkuarës

1650634132_1649782684bardhi3.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reguar pas vendimit të gjykatës e cila pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Bardhi thotë se Berisha është me dy standarde, kur i pëlqen vendimi i zbaton, por kur nuk i pëlqen sulmon Gjykatën. Më tej Bardhi shkruan se koha kur kërcënoheshin gjykatat dhe gjyqtarët i përkasin sëshkuarës.

“Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e tij. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia të flas.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”, shkruan Bardhi.

Ora 14:53
Gjykata njohu shqyrtimin e ankimimit të Alibeaj, ‘Rithemelimi’ i Berishës: Vendim nul, në kundërshtim të hapur me ligjin

 

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemeleimit Ivi Kaso, e konsideroi nul vendimin  e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të njohur si palë PD-në në ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një pal që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike. Kjo siç kishim parashikuar në kundërshtim me ligjin dhe me dhjetëra vendime që ka mbajtur gjykata në raste analoge. Ka shumë arsye të cilat do t’ia pamundësonin gjykatës futjen në proces pranimin si palë të Partisë Demokratike.

I ashtuquajtur ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligj. Personi nuk është palë. As përfaqësues legjitim i ndonjë pale. Gjykata në vendimine  sotëm duhet vetëm të verifikonte në qoftë se ankimi është firmosur nga e njëjta palë e autorizuar nga Komisioni i Rithemelimit për të marrë pjesë në proces. Mos pranimi i ankimeve nga palë që nuk legjitimohen është një praktikë shuëm e konsoliduar në Gjykatën e Tiranës”, tha Kaso.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë)
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldi: 22/04/2022 17:55

    e zeme se ja dhane partine demokratike gazmend alibashes. dhe ca?! kjo nuk ndryshon asgje pasi opozita e vertete edhe bufi e din se nga kush perfaqesohet, dhe kete ja u vertetoi 6 marsi. nerez si bardhi basha apo brava do ti skarcoje koha. ne zgjedhjet e ardhshme sdo kene as 3% ne popull. thjesht ky pisllik qe ben rama me gjykatat tregon se sa e pavarur eshte reforma kim ne drejtesi.

    Përgjigju
  • liku: 22/04/2022 16:31

    O kasem prit vendimin e apelit dhe mos gri sallat kot

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 22/04/2022 14:01

    Keshtu do te zhduken nga faqja e dheut nje e nga nje shushunjat qe per 30 vjet i kane pire gjakun ketij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen