Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Bardhi: Berisha me dy standarde, kur nuk i pëlqen vendimi e sulmon! Kërcënimet ndaj gjykatës i përkasin së shkuarës

Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Bardhi: Berisha me dy standarde, kur nuk i pëlqen vendimi e sulmon! Kërcënimet ndaj gjykatës i përkasin së shkuarës

1650634132_1649782684bardhi3.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reguar pas vendimit të gjykatës e cila pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Bardhi thotë se Berisha është me dy standarde, kur i pëlqen vendimi i zbaton, por kur nuk i pëlqen sulmon Gjykatën. Më tej Bardhi shkruan se koha kur kërcënoheshin gjykatat dhe gjyqtarët i përkasin sëshkuarës.

“Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e tij. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia të flas.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Rihapet çështja e kontrollit të PD! Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Zhukri që njohu 'Rithemelimin' e Berishës! Gjithçka vendoset në Apel


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë