Gjykata e Tiranës, vendime
pro deputetëve për rrogat

Gjykata e Tiranës, vendime<br />pro deputetëve për rrogat
TIRANE- Çështja e bllokimit të rrogave të deputetëve të ish-opozitës socialiste shkoi në dyert e Gjykatave. Në datë 26 nëntor, Gjykata e Tiranës dha vendimin në favor të deputetit Taulant Balla lidhur me kërkesën e tij për detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statusin e deputetit dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit për periudhën 25 shkurt-20 maj 2010.

Deputeti Balla, ashtu sikurse edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kishte paditur Kuvendin që në atë kohë drejtohej prej Jozefina Topallit duke kërkuar pagën për periudhën që ata ishin në grevë urie tek çadrat dhe për periudhën e bojkotit të parlamentit. Në atë kohë u mor vendimi nga Kuvendi që për deputetët e opozitës të mos paguheshin pagat duke argumentuar se ata ende nuk kishin bërë betimin si deputet. Për pasojë, juristët e Kuvendit ishin të mendimit se edhe detyrimet e tyre si përfaqësues nuk kishin filluan në zonë.

Edhe rreth 2 vite më parë, Gjykata e Tiranës u shpreh me vendim pozitiv për dy nga deputetët socialistë që paditën Kuvendin. Gjykata do të pranonte kërkesat e të deputetëve të PS-së, Ditmir Bushati dhe Ilir Gjoni, të cilët kërkonin që Kuvendi duhet t’u njihte atyre përfitimin e pagës së plotë për periudhën 25 shkurt – 20 maj 2010, si dhe dietat për shërbime telefonike dhe transporti për këtë periudhë. Por ndryshe është vendosur për deputetin Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi kërkesën duke i dhënë të drejtë Kuvendit me arsyetimin se mosmarrja pjesë e tij në seancat plenare të zhvilluara nga Kuvendi dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare, mund të vlerësohej se ka ndodhur pa shkaqe të përligjura. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë