Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me 3 vite burg 3 gazetarë të Al Jazeeras nën akuzën e ushtrimit të aktivitetit të tyre pa licensë si dhe për transmetimin e materialeve në dëm të sigurisë kombëtare.
Të dënuarit janë Mohamed Fahmy, një kanadez i natyralizuar që ka hequr dorë nga nënshtetësia egjiptiane, Baher Mohamed shtetas egjiptian dhe australian Peter Greste. Të tre të dënuarit kanë mohuar akuzat përpara gjykatësit duke deklaruar se arrestimi i tyre ishte një sulm kundër fjalës së lirë.
Ndaj tyre rëndon gjithashtu edhe akuza e përfshirjes në “Vllazërinë Myslimane”, e cila është shpallur si organizatë terroriste nga autoritetet egjiptiane.
Kjo ngjarje ka ngjallur një reagim të madh të mediave ndërkombëtare.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com