Në të gjitha shoqëritë, ndërmarrjet punëdhënësit mund të ndalojnë që punëmarrësit të përdorin  në vendin e punës veshje apo simbole të caktuara fetare, politike apo filozofike,pjesë është edhe shamia që përdorin gratë muslimane.

Vendimi u dha nga Gjykata e Lartë Europiane e cila mori në shqyrtim dy apelime njërën nga Belgjika dhe tjetrën nga Franca.

Sipas këtij vendimi të mos lejosh shaminë muslimane në vendin e punës nuk është diskriminim.

Një vendim i tillë i gjykatës bazohet në dy raste, njëri ka të bëjë me historinë e një gruaje muslimane e cila u punësua si inxhiniere në Micropole, shoqëri informatike.

Kur punonte ajo mbante një shami. Por kur një klient u ankua shoqëria i kërkoi të mos e vishte më.

Zonja refuzoi të hiqte shaminë dhe u pushua nga puna.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com