Gjykata Europiane vendos kundër UEFA-s dhe FIFA-s, i hap rrugën Superligës Europiane

Superliga Europiane tani nuk ka më asnjë pengesë. Gjykata e Drejtësisë në Bashkimin Europian i ka dhënë një goditje të fortë UEFA-s dhe FIFA-s, që ishin kategorisht kundër këtij kompeticioni dhe kërcënonim me gjoba dhe përjashtim tre klubet që kërkonin ti bashkoheshin projektit të Superligës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se "rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, që imponojnë miratimin e tyre për zhvillimin e garave alternative ndërmjet klubeve, siç është Superliga, duke i ndaluar skuadrat dhe lojtarët të marrin pjesë në to, janë të paligjshme.” Me pak fjalë gjykata e drejtësisë në Bashkimin Europian thotë se UEFA dhe FIFA nuk mund të jenë monopol në organizimin e garave europiane.

Në vendimin e gjykatës thuhet konkretisht se UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të dënojnë pjesmarrësit, duke i hapur rrugën kështu kompeticioneve të reja në Europë. Gjyqin kundër UEFA-s dhe FIFA-s e hapi kompania A22 Menagment, ndërsa kundër këtij vendimi nuk mund të apelohet.

Superliga Europiane, e iniciuar nga Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona, synon një Ligë me ekipet më të forta të Europës ku të ketë të ardhura të bollshme, duke qenë se shumë klube me emër vuajnë nga kjo pjesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
UEFA reagim zyrtar për Superligën Europiane: Të palëkundur për t'i shërbyer piramidës së futbollit

Organizmi europian i futbollit, UEFA ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që vendosi të njihte Superligën dhe të ndalonte UEFA-n të ndikonte në ndalimin e kompeticioneve të reja në futboll.

"UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për Superligën Europiane.

Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse europiane.

UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin europian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet europiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida europiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet europiane dhe kombëtare", thotë UEFA.

Ora 13:46
Drita jeshile nga gjykata, si do funksionojë Superliga? Ndarjet dhe transmetimi falas për tifozët

Superliga Europiane, e iniciuar nga Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona, synon një Ligë me ekipet më të forta të Europës. Konkretisht pjesmarrëse do jenë 64 ekipe në tre Liga: Liga e Yjeve, Liga e Artë dhe Liga Blu. Në Ligën e Yjeve dhe atë të Artë do marrin pjesë nga 16 ekipe secila, që më vonë do ndahen në dy grupe me nga tetë ekipe, ndërsa në Ligën Blu do jenë 32 ekipe.

Në secilën ligë pas një sezoni do të zbresin dy ekipet e fundit dhe do të ngjiten dy ekipet që renditen të parat. Në Ligën e Yjeve dhe atë të Artë 16 ekipet do ndahen në 2 grupe me nga 8 pjesmarrës. Për çdo ekip do jenë të sigurta 14 ndeshje, 7 në shtëpi dhe 7 në transfertë, ndërsa do kualifikohen 4 të parat në secilin prej dy grupeve.

Në Ligën Blu ku do marrin pjesë 32 skuadra, do ndahen në tetë ngrupe me nga katër skuadra. Kjo fazë do zgjasë deri në muajin prill ku do kualifikohen për me tej 2 ekipet e para të secilit grup.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik