Sajmir Zalli, 35-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm tentoi të vetëdigjej përpara parlamentit dhe vetëm tri javë më parë ngriti policinë në këmbë pasi tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë, i ka marrë të gjitha këto veprime për shkak të mos zbatimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës.

Ashtu si tre javë më parë, edhe sot Zalli pranon se është fakti që nuk e lënë të shohë dy vajzat e tij shkak i veprimeve të ndërmarra për vetë flijim.

E një fakt i tillë është pranuar edhe nga babi i 35-vjeçarit, Hamza Zalli  i cili në një lidhje telefonike për Repor Tv, tha se dy vajzat e Zallit jetojnë në shtëpinë e ish-bashkëshortes e cila është e paralizuar dhe se është ish-vjehrra ajo që nuk e lejon ti takojë vajzat.

Por në fakt me një vendim të Gjykatës së Lezhës fëmijët, të dyja vajzat, me ligj i janë besuar Saimir Zallit, ndërsa ish-bashkëshortja e tij mund ti takojë ato dy herë në javë, të premten e javës së parë dhe të tretë të muajit. Por pavarësisht vendimit, mungesa e zbatimit të tij ka çuar 35-vjeçarin drejt akteve të vetëflijimit, dhe siç pohon dhe babai i tij “nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë vete”.

dokumeti
 (Vendimi i Gjykatës së Lezhës e cila i beson kujdestarinë e fëmijëve Saimir Zallit)

shtepia  e zallit
  (Shtëpa e Saimir Zallit i cili tentoi të digjej mëngjesin e sotëm)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com