Gjykata i jep të drejtë IMT: Adriana Kalaja ndërtoi pa leje, të prishet objekti

Gjykata i jep të drejtë IMT: Adriana Kalaja ndërtoi pa leje, të prishet objekti

Objekti shtesë pa leje i Adriana Kalasë

Gjykata Administrative e Tiranës ka legjitimuar vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të prishur ndërtimin pa leje të realizuar nga Kryertarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

Në vendimin e saj, gjykata ka konfirmuar se Adriana Kalaja ka ndërtuar pa leje shtesën në pallat dhe se ky objekt do të duhet të prishet.

Pak ditë më parë, Kalaja u kap në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit duke ndërtuar pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit.

Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.

Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore. Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 21/08/2024 11:26

    O popull leshi pērsheshi ça do ti prap anarshi si me Sali Bajgēn tok e xanme. O zot ça mban korja e tokēs çfar DEBILI thot hakmarje. Hajde provoje nē Amerik e nē Evrop njē gjē mē tē vogēl bēje pa leje e shikon çfar tē bējn o popull leshi pērsheshi tok e xanme. O e shkreta Shqipri me njerēz tē till analfabet.

    Përgjigju
  • populli: 21/08/2024 08:55

    ej...o shege o mollee ca dreqin je ti nga nona jote ke ardhe ne Tirane, le nam o gjyqtar legen. s'kam asnje simpati per kete grua, perkundrazi eshte e cartur komplet, por te besh kete budallek...ju qofshi!! Duket hapur qe eshte hakmarrje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë