Gjykata e tiranës në orën 14.30 do t’u komunikojë Ndrea Prendit, ish komandant i gardës, shoferit të tij, Margarit Kume dhe specialistit të IT në Këshillin e Ministrave, Armando Kasaj masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi akuzohen për “vrasje” “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim provash” për ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar, ku gjatë demonstratës së ps mbetën të vrarë katër persona.
Gjykata do të konfirmojë gjeneralitetet e tyre dhe do ti njoftojë më pas për akuzat e ngritura.
Në akuzën e ngritur nga Prokuroria, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim si dhe ka shpërdoruar detyrën. Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.
Ndërkohë në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet.
Tre ditë më parë prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për Prendin, Kumen e Kasajn por gjykata vlerësoi se duhej dhënë masa e arrestit në shtëpi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com