ITALI- Tri shqiptarë që “nuk u rrihej në shtëpi” janë arrestuar së fundmi nga policia italiane, pasi janë kapur jashtë ambienteve të banesave të tyre, teksa autoritetet e drejtësisë i kishin lënë me masat “arrest shtëpie” për krime të ndryshme.

Bëhet fjalë konkretisht për 28-vjeçarin Donald Levani banues në Leçe dhe dy shqiptarë të tjerë. Ai kishte dalë 2 herë nga shtëpia, më 11 dhe 12 Shkurt, ku ishte dënuar për evazion fiskal.

levani donald
(Në foto: Donald Levani, 28 vjeç, i arrestuar nga policia italiane)

Një tjetër i ndaluar është Gjovalin Mici, banues në fshatin Marcelli të Trentos. Në fakt, ai ishte një punëtor ndërtimi, por ishte lënë në “arrest shtëpiak”. Ai u kap në Loreto, në shoqërinë e bashkatdhetarit me inicialet E.H , 25 vjeç.

gjovalin mici
(Në foto: Gjovalin Mici, 25 vjeç, i arrestuar nga policia italiane)

Ndërkaq, edhe një shtetas shqiptar 30 vjeç u arrestua në Empoli, pasi kishte dalë nga shtëpia, ku gjykata e kishte lënë në “arrest shtëpiak” për vjedhje.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)