TIRANE - Gjykata ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg pa afat” për Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Kërkesa ishte dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Krimve të Rënda më 7 mars nga avokati i Frrokut, Tonin Prendi.

Arben Frroku ndodhet në paraburgim në Selanik, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Pritet që Gjykata e Selanikut, të vendosë për ekstradimin në Shqipëri pasi është dorëzuar kërkesa për ekstradim nda ana e drejtësisë Shqiptare.

Frroku akuzohet si i dyshuari kryesor i vrasjes së ush-shefit të komisariatit numër 6 në kryeqytet, mbrëmjen e 24 shkurtit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash teksa dilte nga makina në drejtim të banesës. Ngjarja ndodhi në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet.

Prokuroria i ka ngritur këto dyshime për shkak të një konflikti të hershëm që ekzistonte mes Lamaj dhe Frrokut, si dhe nga dëshmitë e mbledhura deri më tani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)