Skandali/ Gjykata rrëzon vendimin, AKU ribllokon biznesin e palicencuar në Sarandë dhe 7,636 kg ushqime të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ribllokuar një biznes të palicensuar në Sarandë dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata e zhbllokoi herën e parë. AKU ngre dyshime mbi vendimin dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit, por ajo u vedos sërish. Elidon Papazisi është gjyqtari pranë Administratives së Gjirokastrës që ka dhënë vendimin për heqjen e masës së bllokimit për biznesin në Sarandë.

Gjyqtari qe ka dhene vendimin 

Njoftimi i plote i AKU-se
Më 27 Korrik 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi Median dhe Opinionin Publik mbi rezultatet e kontrollit ushqimor në një subjekt tregtar “Magazinë Ushqimore dhe Prodhim Sallami” në Sarandë. Në përfundim të kontrollit, AKU vendosi ndalimine menjëhershëm të aktivitetit të palicencuar dhe tregtimittë produkte të skaduara që nga viti 2015, bllokiminpër asgjësim të 7,636 kg produkteve ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit dhe masën administrative gjobë në vlerën totale 3.2 milion lekë të reja.

Më datë 31 Korrik 2019, një ditë pas regjistrimit të çështjes, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur heqjen e bllokimit mbi aktivitetin e palicencuar (marrje mase sigurimi). Në të njejtën ditë me vendimin e Gjykatës, Zyra Përmbarimore Sarandë ka nxjerrë Urdhërin për “Masën e Sigurimit të Padisë”, me kërkesë të subjektit të konstatuar në shkelje nga AKU. Zyra e Përmbaruesit Sarandë ka prishur vulat e sigurisë të vendosura nga AKU, duke kryer zhbllokimin e produkteve nga rregjimi "Bllokim me destinacion asgjësim", me veprime proceduriale ekstra-ligjore (pa njoftuar zyrtarisht, as mbi vendimin gjyqësor dhe as mbi veprimet proceduriale, institucionin dhe pa prezencën e përfaqësuesve të tij).

Duke vlerësuar shpejtësinë e gjykimit (Gjykata ka marrë vendim më datë 31.07.2019 për çështje të regjistruar mëdatë30.07.2019), rezulton sebrenda 24-orëve është mbyllur i gjithë procesi: që nga hedhja e shortit, gjykimi i çështjes, arsyetimi i vendimit, komunikimi i palës, përcjellja pranë Zyrës Përmbarimore dhe nxjerrja e urdhërit për marrjen e masës së sigurimit të padisë (për pezullim ekzekutimi të veprimit administrativ) nga Zyra e Përmbarimit Sarandë, veprime të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për një situatë anormale.

AKU e konsideron këtë vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me dispozitat ligjore, vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, praktikën e konsoliduar gjyqësore lidhur me marrjen e masës së sigurimit të padisë, me impakt të drejtëpërdrejtë në cënimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit - interesit publik, në një rast tejet të rëndë të shkeljes së normave mbi sigurinë ushqimore nga subjekti, duke sjellë një vendim të paprecedent lidhur me sigurinë ushqimore. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Gjykata Administrative nuk ka juridiksion për aq kohë sa subjekti ankues nuk ka shfrytëzuar të gjithë hallkat e ankimit administrativ pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

AKU vlerëson se edhe Zyra Përmbarimore Sarandë është angazhuar në veprime dhe procedura ekstra-ligjore mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, duke injoruar detyrimet që rrjedhin nga Ligji "Për shërbimin përmbarimor", duke mos informuar AKU për veprimet proceduriale sipas nenit 32 të këtij ligji, si dhe duke kryer praktika të ndaluara (neni 33 i po këtij ligji).

Ndodhur në kushtet kur 7,636 kg produkte ushqimore të skaduara dhe të rrezikshme për konsum u çliruan nga bllokimi me këtë vendim të gjykatës të ekzekutuar nga përmbaruesi, të dy të realizuar në kohë rekord dhe ku nxjerra e tyre nga rregjimi i “bllokimit me destinacion asgjësimin” i mundësonte subjektit hedhjen e tyre në treg apo futjen në proces përpunimi për sallam duke i dhënë afat të ri skadence produkteve që prodhohen me lëndë të parë të skaduar që nga 2015, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi ri-inspektimin në kushtet e flagrancës për të ribllokuar produktet e skaduara duke penguar daljen e tyre në treg,duke shmangur cënimin e shëndetit të konsumatorit dhe interesit publik.

Për sa më sipër, AKU ka ezauruar të gjitha detyrimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe materialet shkresore do t’i referojëpranë organevetë tjera ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 01/08/2019 15:55

    Ecni me vetingin please se keta qe e dine fundin po bejne kerdine. Po te beni pak verifikime te gjithe te arrestuarit po dalin, te gjithe te kapurit nga policia nuk i procedon prokuroria, bizneset e bllokuar po shpetohen. Sa me shpejt largojini keta plehra

    Përgjigju
  • Erik: 01/08/2019 14:31

    Te behet nje vendim tjeter qe ushqimin e bllokuar ta haje gjyqtari familjarisht dhe nga ana tjeter t'i numerohen parate qe ka marre per kete krim. Bravo Brace qe ke dal me emer e mbiemer te abuzuesve. Me ligjin e ri pas hyrjes ne fuqi ky bastardi gjasme prodhues duhet te haje disa vite burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër