Gjykata iraniane dënon karikaturisten me gjashtë vjet burgim për aktivizëm

Gjykata iraniane dënon karikaturisten me gjashtë vjet burgim për aktivizëm

Karikaturistja Atena Farghadani

Gjykata Revolucionare Islamike e ka dënuar karikaturisten iraniane, Atena Farghadani, me gjashtë vjet burgim, njoftoi avokati i saj.

Mohammad Moqimi tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Farghadani mori pesë vjet dënim për "fyerje të besimeve të shenjta" dhe një vit shtesë për "propagandë" kundër Republikës Islamike, për aktivizmin e saj.

Sipas avokatit, dënimet iu komunikuan zyrtarisht artistes më 10 qershor.

Ai theksoi se gjykata vendosi dënimet më të ashpra, duke përmendur numrin e shkeljeve që pretendohej se ajo kishte kryer.

Kjo nuk është përballja e parë e Fargadanit me sistemin e drejtësisë iraniane.

Vitin e kaluar, ajo u vendos në paraburgim pasi kishte vizituar prokurorinë e Evinit dhe u ndalua nga forcat e sigurisë.

Ajo tashmë ka mbajtur 18 muaj burgim për akuzat që përfshijnë "mbledhje dhe bashkëpunim", "aktivitete propagandistike kundër shtetit" dhe "fyerje të udhëheqjes dhe presidentit".

Arrestimi i fundit i Fargadanit ndodhi më 14 prill, pas së cilit Moqimi raportoi se ajo ishte rrahur rëndë.

Duke refuzuar të pranonte garancinë e caktuar për paraburgimin e saj, për të cilin ajo tha se ishte "arbitrar", Farghadani u transferua në burgun Qarchak pranë Teheranit.

Ky burg është i njohur për kushte të vështira.

Farghadani u njoh ndërkombëtarisht kur Rrjeti Ndërkombëtar i të Drejtave të Karikaturistëve i dha asaj çmimin "Guximi në karikaturë", në gusht 2015.

Ajo është diplomuar në art nga Universiteti Alzahra.

Dënimi është pjesë e një fushate të gjerë shtypjeje në përgjigje të protestave Gratë, Jeta, Liria në vitin 2022, gjatë së cilave shumë artistë dhe aktivistë të njohur janë shënjestruar në mënyrë të ngjashme./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale