Një gazetare palesitneze është dënuar nga gjykata e Izraelit me burgim 13-mujor pasi u akuzua për “nxitje përmes shkrimeve dhe anëtarësimin në një organizatë të ndaluar”.

42-vjeçarja, Lama Khater gjithashtu u dënua dhe me një gjobë prej 5 mijë shekel (rreth 1.400 dollarë).

Gazetarja u arrestua nga forcat izraelite vitin e kaluar gjatë një bastisje në shtëpinë e saj në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.

Khater është nënë e pesë fëmijëve dhe është një shkrimtare e suksesshme për disa botime palestineze, ndërsa pritet të lirohet në muajin gusht.

Në të gjithë Izraelin, po mbahen në paraburgim mbi 5.700 palestinezë.