TIRANË- Gjykata e Lartë shpalli sot listën përfundimtare të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. 13 kandidatë kanë aplikuar për vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçaj.
Mes tyre janë anëtarë të organeve të reja të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe të Komisionerit Publik të cilëve u mbaroi mandati në dhjetor 2024.
Irena Nino dhe Florin Ballhysa janë dy komisionerët publikë të cilët kanë shprehur interesin për vendin vakant në Kushtetuese. Gjithashtu janë dhe 3 ish anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kryetari i Gjykatës së Lartë bëri në 11 dhjetor 2024 shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Nurihan Meta - ish anëtare e KLP-së dha dorëheqjen në shtator 2023, për t’i hapur rrugë një hetimi të pandikuar dhe të paanshëm nga prokurorët e Vlorës për vrasjen që kreu i biri, Rei Meta në 7 gusht 2023, në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës ku goditi me grusht biznesmenin e ndërtimit Armando Meshau.
Po ashtu dhe Alban Toro ish-anëtar i KLGJ. Klodian Rado, Rezana Balla, Sinan Tafaj kanë paraqitur kërkesë.
Alma Faskaj - Komisionere tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)
Asim Vokshi - Anëtar i Gjykatës së Lartë
Denar Biba - Kreu i Autoritetit të Konkurrencës
Florjan Ballhysa - Komisioner Publik
Genta Tafa - Komisionere tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)
Irena Nino - Komisioner Publik
Klodian Rado - Avokat i njohur në Kanada, konsulent i njohur për emigracionin dhe pedagog
Lulzim Hamitaj - Komisionere tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)
Naureda Llagami - Ish kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Nurihan Meta - ish anëtare e KLP-së
Rezana Balla - anëtare e Autoritetit të Konkurrencës
Sinan Tafaj - Jurist, kreu i Shoqatës së të Verbërve
Mandati i Zaçajt
Zaçaj e mori detyrën në janar të vitit 2023, duke pasuar gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Emërimi i saj, përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë.
Por Zaçaj zgjodhi të bënte një interpretim personal të rastit të vet, duke deklaruar se sipas saj mandati i përfundonte në fund të vitit 2025, e duke iu drejtuar me urgjencë, po në emër personal, Komisionit të Venecias për një opinion.
Më 11 dhjetor 2024, Gjykata e Lartë, si organi që e kishte emëruar atë, hapi procedurat e zëvendësimit, duke deklaruar se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e kishte patur të qartë që në fillim se mandati i saj përfundon në 10 mars 2025.
Dy institucionet më të larta të gjyqësorit do të hyjnë kështu në një kurs përplasjeje të hapur. Por brenda 24 orëve, Zaçaj bëri një hap pas dhe i drejtohet trupës së anëtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj. Pas disa seancave të njëpasnjëshme që shtyhen, më 23 dhjetor trupa e anëtarëve të Gjykatës del në përfundimin se mandati i saj do të përfundojë më 10 mars 2025.
Ahahahah Genta Bungo në Gjykatë Kushtetuese. profesoreshë Aurela a e shikon ku ësjtë katandisur Drejtësia në dorë të Gentës e cila fo sillez si me provimet e juridikut dhe me vendimet e KPK . Le ti bëhet vetingu kësaj dhe shikojeni e kalon a jo. SKANDAL
Përgjigju