Gjykata Kushtetuese, brenda
7 ditësh merret vendimi për IMEI

TIRANE- Gjykata Kushtetuese, në një seancë me dyert të mbyllura mesditën e sotme, ka vazhduar me shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga opozita lidhur me regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë.
 
Pritet që brenda 7 ditëve të bëhet i ditur edhe vendimi përfundimtar që do të marrë kjo Gjykatë lidhur me këtë çështje.
 
Më herët Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin nr. 354, datë 4.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave të aparateve celulare”, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista