
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që rrëzoi pretendimet e opozitës, duke certifikuar ligjshmërinë e tyre.
Me një postim në Facebook, Balla shkruan se 30 qershori i 2019 do të cilësohet si dita e "mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjale boshe dhe askush me kurrë s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin". Sipas Ballës, ato zgjedhje vendosën përfundimisht popullin mbi partitë.
"Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila certifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u certifikua si dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjale boshe dhe askush me kurrë s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerëzve të zakonshëm, që pavarësisht votojnë apo nuk votojnë, respektojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur dhe kurrë nuk mund të detyrohen nga askush të heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën përfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojërash të partive me popullin. Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Metës dhe opozitës: Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, legjitime! Hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në 6 bashki
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi për mbylljen e TikTok çohet në Gjykatë Kushtetuese, Myzyraj: Legjitimimi i mbylljes rrezikon lirinë e shprehjes
25 Mars, 14:38
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
'Berisha në arrest vetëm se nuk respektoi detyrimin e paraqitjes', Kushtetuesja zbardh vendimin, konfirmon dopio standardin e SPAK për të akuzuarit me korrupsion: "Provat ruhen edhe me arrest shtëpie”
7 Mars, 10:11
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)
5 Mars, 15:41
-
Mero Baze: Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese
4 Mars, 21:28
-
Petraj për Report Tv: Nëse SPAK e përgjoi Kushtetuesen pa prova, rast i paprecedentë! Gjyqi i Berishës po zvarritet, po u bë deputet Meta lirohet! S’ka më arrestime para zgjedhjeve
4 Mars, 19:11
-
Përgjimi i Kushtetueses/ Ramaj: Nuk bëhen pa vendim Gjykate, SPAK të bëjë transparencë! Meçe: prokuroria ka kompetencë, pyetja është a u shkelën ligji dhe të drejtat?
4 Mars, 18:37
-
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
4 Mars, 08:31
-
U dënua me formë të prerë nga Apeli i GJKKO për fshehje pasurie, Dhoma e Avokatisë i heq licencën Bashkim Dedjas, ish-kreut të Kushtetueses
25 Shkurt, 12:56