TIRANË - Brenda 1 muaji pritet që Gjykata Kushtetuese të ketë 4 anetarë të rinj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka një muaj kohë për të siguruar 84 vota e për të zgjedhur dy anëtaret e rinj të Gjykatës Kushtetuese, nëse Partia Socialiste nuk gjen dot konsensusin e opozitës ateherë kandidati i renditur i pari që në këtë rast është Arta Vorpsi automatikisht bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska dhe Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, i janë dërguar Parlamentit për tu votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, në 8 tetor, e njëjta listë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës, ku ka për kompetencë që të zgjedhë 3 anëtarë. Edhe kreu i shtetit ka 30 ditë kohë për të zgjedhur dy kandidatët në të kundërt automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese bëhet Arta Vorpsi, e cila është renditur e para në të gjitha vakancat.

Ndërsa, Parlamenti pritet që të zgjedhë 2 anëtarë, pasi një që është zgjedhur nga Parlamenti është ende në detyrë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 Presidenti si dhe 3 Gjykata e Lartë.

Që një çështje të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhen të paktën 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese aktualisht është me një anëtar, Vitore Tushe. Nëse Presidenti dhe Kuvendi arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashket, në nëntor (pra pas një muaji nga afatet që duhen miratuar kandidatët), Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anetarë, një anëtar larg hapit për tu bërë funksionale, siç është edhe një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

4 kandidatët që garojne tek vakancat e parlamentit janë kualifikuar edhe tek ato të presidentit

KANDIDATET-VAKANCAT E KUVENDIT

1-Arta Vorpsi                                     1-Arta Vorpsi

2-Fiona Papajorgji                             2-Elsa Toska

3-Elsa Toska                                      3-Besnik Muci

 

KANDIDATET-VAKANCAT E PRESIDENTIT

1-Arta Vorpsi                                     1-Arta Vorpsi

2-Fiona Papajorgji                             2- Elsa Toska

3-Elsa Toska                                     3-Besnik Muci

4-Marsida Xhaferllari                         4-Regleta Panajoti