TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendim, që kryeministri Edi Rama e lexon si një provë që ai nuk i ka kapur të gjitha pushtetet, duke iu përgjigjur nën rreshta edhe akuzave të opozitës për kapje të drejtësisë.
Shefi i qeverisë thotë se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar se kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të largohet veçse me zgjedhje, atëherë sipas tij mbajtja e Erion Veliajt në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave të tij, por edhe në dëm të popullit të Tiranës.
Në argumentimin e tij me 3 pika, Rama shkruan se tashmë është në dorë të Kushtetueses që të gjejë zgjidhje për ngërçin ku është futur Tirana. Sipas Ramës, çdo njeri normal që nuk sheh te qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, nuk ka si mos të presë që kur të gjykohet paraburgimi i Veliajt, Kushtetuesja ta kthejë atë në detyrë.
“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo", shkruan Rama.
Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Barjam Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor. Ndërsa thekson se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.
Postimi i plotë
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Komente












ROBT KU TI KESH O ERION VELIAJ..O SHKERDHATE..O CUNI I KURVES....
PërgjigjuKa me rendesi demokracia sesa punet e Tiranes! E di se e ke hall te madh punen, por hall me te madh se ka demokracia nuk ka...punet presin, jemi shtepi e vogel...sa per hallin e demokracise, jemi me keq se Turqia!
PërgjigjuDmth doli loja e pergatitur…1. hajde ta shkarkojme 2. Gjykata do thote eshte jo kushtetuese 3. Presion Spak-ut per ta liruar nga paraburgimi sepse Tirana nuk ka jete pa Lali Erin ne zyre… Albanistan hesapi..
PërgjigjuVeliaj te lirohet nje ore e me pare! Nuk duhet pritur. Gjykata e larte te veproje eshte uleritese. Sadushi vegjeton
PërgjigjuGjykata i dha te drejte pozicionit te kryebashkiakut i cili nuk mund te shkarkohet per shkak te mungeses ne detyre pasi eshte i zgjedhur ne nje pozicion kushtetues jo administrate, por kjo ska lidhje fare me qendrimin e lalit ne paraburgim.