Gjykatat Kushtetuese në Shqipëri e Spanjë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Gjykatat Kushtetuese në Shqipëri e Spanjë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi

Gjykata Kushtetuese

Gjatë vizitës në Madrid, Spanjë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, është pritur sot në një takim zyrtar edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës, Cándido Conde-Pumpido Tourón.

Gjatë këtij takimi, palët evidentuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit që kanë ekzistuar ndër vite mes Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe vendosën avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve nëpërmjet nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi bilateral.

"Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është ngritja dhe zhvillimi i një kuadri bashkëpunimi institucional midis Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me interes të përbashkët që lidhen me juridiksionet respektive, sikurse janë ndarja e informacionit për çështjet ligjore, jurisprudencat dhe materialet kërkimore, vizitat studimore të anëtarëve të të dyja institucioneve për shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimi reciprok për publikimet, zhvillimi i seminareve, konferencave dhe veprimtarive të tjera të ngjashme që nxisin bashkëpunimin institucional.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, D.Álvaro Renedo Zalba, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, znj. Entela Gjika", njofton Gjykata Kushtetuese.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!