Gjykata Kushtetuese merr vendimin e parë pas 3 vitesh, rrëzon kërkesën e gjyqtarëve! Nuk ndryshon Kodi i Procedurës Penale për gjykimet në mungesë

Gjykata Kushtetuese merr vendimin e parë pas 3 vitesh, rrëzon kërkesën e gjyqtarëve! Nuk ndryshon Kodi i Procedurës Penale për gjykimet në mungesë

Gjykata Kushtetuese

Pas tre vitesh mungesë Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin e parë pas bërjes funksionale në fund të vitit të kaluar.

Seanca shqyrtoi sot kërkesën e gjyqtarëve për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “... i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017. Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës. Kështu që ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar, pra në shkallë të parë.

"Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016", thuhet në vendimin Kushtetueses.

Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhomë këshillimi me një gjyqtar. Kjo është ankimuar nga gjyqtarët penalistë të Tiranës. Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

Deri në 2014 ky nen parashikonte shqyrtim nga një gjykatë më e lartë përfshirë apelin ose të lartën me 3 gjyqtarë apo 5 gjyqtarë. Ankmimi në kushtetutë është bërë nga gjyqtari penal i Tiranes Erion Bani. Në momentin e ankimimit ai, ndër argumentet e që dha ishte se Kodi i Procedurës Penale sipas ndryshimeve thotë që shqyrtohet kërkesa në dhomë këshillimi nga gjykata e shkalles se pare. Duke vlerësuar se kushtetuta thotë që 'rigjykimi bëhet nga një gjykatë më e lartë dhe jo shkalla e parë kërkohet të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese dispozita e Kodit të Procedurës Penale pasi unë nuk jam një gjykatë e lartë në raport me një gjyqtar tjeter te së njëjtës shkalle apo me gjykatën e Apelit'.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën